17 Giugno 2026
  • Accedi
ArbInfoCulture
  • Chi Siamo
  • Arte
    • Fotografia e Cinema
    • Pittura e Scultura
    • Teatro e Spettacolo
  • Cultura
    • Simboli
    • Costumi e Abiti Tradizionali
    • Enogastronomia
    • Musica Popolare
    • Feste e Ricorrenze
  • Letteratura
    • Autori Arbëreshë
    • Lingua Arbëreshe
    • Poesia e Narrativa
    • Traduzioni e Studi Linguistici
  • News
    • Associazioni Culturali
    • Comunità all’Estero
    • Giovani Arbëreshë
    • Iniziative e Festival
    • Società e Dialogo Interculturale
  • Religione
    • Celebrazioni Liturgiche
    • Fede e Spiritualità
    • Luoghi di Culto
    • Rito Greco-Bizantino
    • Simboli Religiosi
  • Storia
    • Documenti e Archivi
    • Eventi Storici
    • Figure Storiche
    • Origini e Migrazioni
    • Storia Contemporanea
Nessun risultato
Visualizza tutti i risultati
ArbInfoCulture
  • Chi Siamo
  • Arte
    • Fotografia e Cinema
    • Pittura e Scultura
    • Teatro e Spettacolo
  • Cultura
    • Simboli
    • Costumi e Abiti Tradizionali
    • Enogastronomia
    • Musica Popolare
    • Feste e Ricorrenze
  • Letteratura
    • Autori Arbëreshë
    • Lingua Arbëreshe
    • Poesia e Narrativa
    • Traduzioni e Studi Linguistici
  • News
    • Associazioni Culturali
    • Comunità all’Estero
    • Giovani Arbëreshë
    • Iniziative e Festival
    • Società e Dialogo Interculturale
  • Religione
    • Celebrazioni Liturgiche
    • Fede e Spiritualità
    • Luoghi di Culto
    • Rito Greco-Bizantino
    • Simboli Religiosi
  • Storia
    • Documenti e Archivi
    • Eventi Storici
    • Figure Storiche
    • Origini e Migrazioni
    • Storia Contemporanea
Nessun risultato
Visualizza tutti i risultati
ArbInfoCulture
Nessun risultato
Visualizza tutti i risultati

Zvërneci: Përplasja për Tokën, Natyrën dhe Resortin 4 Miliard Euro

Deniz Cupi Xhoga di Deniz Cupi Xhoga
02/06/2026
in Comunità all’Estero, News
0
Zvërneci: Përplasja për Tokën, Natyrën dhe Resortin 4 Miliard Euro
Share on FacebookShare on Twitter

Hektarë të tërë tokë u rrethuan me tela me gjemba në plazhin Portonova të Zvërnecit, pjesë e Lagunës së Nartës, deri te Plazhi i Dalanit në Pishë Poro, grykëderdhja e Vjosës, dhe fadromat nisën punën një muaj më parë.

Banorë të Zvërnecit zotërojnë akte toke në pronësi, të marra në zbatim të Ligjit 7501, ende të pahipotekuara, ndërsa pronarë të tjerë në të njëjtën sipërfaqe, përmes ligjit të privatizimit apo ligjeve të tjera, i kanë kaluar të gjitha hallkat ligjore deri në hipotekimin e sipërfaqes. Toka është shitur dhe rishitur në heshtje disa herë gjatë 30 viteve të fundit.

Potrebbe piacerti

Canottaggio: l’arbëresh Gaetani Liseo conquista l’oro in Coppa del Mondo

Canottaggio: l’arbëresh Gaetani Liseo conquista l’oro in Coppa del Mondo

16/06/2026
12.4k
Monaco di Baviera: la scuola di danza “Shota” celebra il suo primo anniversario

Monaco di Baviera: la scuola di danza “Shota” celebra il suo primo anniversario

24/04/2026
3.3k

Por, përpara se të jetë pronë, kjo sipërfaqe është streha e flamingove, pelikanit kaçurrel dhe një sërë zogjsh shtegtarë. Gjithashtu, në dunat e saj folenizojnë breshkat Caretta caretta, të shpallura specie të rrezikuara. Megjithëse e mbrojtur nga ligje kombëtare dhe konventa ndërkombëtare, kjo zonë duket se ka zgjuar lakminë e investitorëve.

Një rrethim pa asnjë tabelë informuese bëri që banorët, shoqatat mjedisore dhe studentët të nisnin protestat. Dy ditë më parë, situata u përshkallëzua me një përleshje mes protestuesve dhe forcave private të sigurisë, roje të objektit. Ndërsa policia e shtetit nuk reagoi. Ndonëse munguan mediat lokale dhe kombëtare, mediat e huaja ishin aty dhe dokumentuan të gjithë ngjarjen. Prej dy ditësh protesta është zhvendosur në kryeqytet. Ndërsa televizionet kanë heshtur për ngjarjen, mediat sociale dhe portalet po publikojnë dokumente mbi abuzimet e pretenduara, si dhe dëshmi të protestuesve dhe banorëve.

Çështja ka marrë përmasa politike. Sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Kryeministri Rama u shpreh se, në kushte të tjera, edhe ai do të sillej më keq se protestuesit, por se e vërteta është që nuk po falet tokë shtetërore. Madje ai sqaroi se pas këtij investimi nuk fshihet Izraeli, por Katari.

Ai akuzoi punonjësit e kompanisë private të sigurisë se u sollën në mënyrë çnjerëzore me qytetarët, ndërsa kritikoi edhe Policinë e Vlorës, e cila relativizoi dhunën dhe nuk arrestoi menjëherë autorët. “Sepse do të më dukej e tmerrshme që disa roje sigurie private, në sytë e policisë, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të tërhiqnin zvarrë një protestues në plazhin e rrethuar, e policia të thoshte se ai u fut vetë në pronën private dhe të relativizonte dhunën, kur duhej të arrestohej menjëherë kushdo që kreu aktin e dhunës. Do të bëja më keq se ju po të më thoshin se ajo është pronë e shtetit. Është përhapur kudo legjenda se shteti po i fal tokë Izraelit për të sjellë palestinezët në Zvërnec, apo se aty janë disa rusë që do të ndërtojnë pallate”, tha ai.

Ndërkohë, Rama deklaroi se kjo protestë e ka bërë që ai, për herë të parë, të mendojë për një dorëheqje, ndonëse vendimet e qeverisë së tij janë kontestuar edhe herë të tjera nga opinioni publik. “Për herë të parë kam menduar të iki në katund”, deklaroi ai, duke shtuar se shpesh është akuzuar si tradhtar dhe i korruptuar.

Ky reagim vjen menjëherë pas reagimeve në mediat greke, të cilat pretendojnë se qytetarëve të tyre u është vjedhur toka, pasi dihet se Zvërneci ka në shumicën e vet banorë të minoritetit grek. Por, në fakt, tjetërsimi i pronës dhe mbivendosjet kanë nisur shumë vite më parë në Zvërnec dhe kjo është një problematikë që prek të gjithë territorin shqiptar. Po sot dhe Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi kryesisht hetimet për investimin turistik në Zvërnec. 

Në kuadër të këtij verifikimi të nisur për investimin në Zvërnec, për të cilin ende nuk ka dalë leja e ndërtimit, këtë të hënë janë urdhëruar kontrolle në 10 subjekte në Tiranë dhe Vlorë, miratuar nga GJKKO.

Zbatimi i projektit të njohur si “Zvërnec South Adriatic Development”, një investim me përmasa të mëdha që synon ndërtimin e një resorti turistik dhe rezidencial në bregdetin e zonës, i nxjerr dokumentet e pronësisë së banorëve të zonës të pavlefshme.

Sipas informacioneve të publikuara në media, projekti 4 mld euro parashikon struktura akomoduese, infrastrukturë turistike dhe zhvillime të tjera që do të transformonin ndjeshëm peizazhin aktual të rajonit. Për protestuesit, zhvillimi i projektit përfaqëson rrezikun e humbjes së aksesit në toka dhe hapësira që i konsiderojnë pjesë të trashëgimisë së tyre familjare.

Një tjetër element që ka ushqyer protestat lidhet me transparencën institucionale. Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar publikimin e plotë të dokumentacionit të lejeve dhe studimeve mjedisore, duke argumentuar se qytetarët nuk kanë pasur akses të mjaftueshëm në informacion mbi ndikimin real të projektit.

Nga ana tjetër, kompania investitore ka mbrojtur publikisht projektin, duke deklaruar se toka ku po zhvillohet investimi është pronë private e blerë në përputhje me ligjin dhe me dokumentacion të rregullt pronësie. Sipas përfaqësuesve të kompanisë, projekti përfaqëson një investim prej disa miliardë eurosh dhe pritet të krijojë mijëra vende pune direkte dhe indirekte, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë e Vlorës dhe të gjithë vendit.

Rasti i Zvërnecit paraqet një nga sfidat më të rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Nga njëra anë qëndron nevoja për investime strategjike dhe zhvillim ekonomik në sektorin e turizmit, ndërsa nga ana tjetër kërkesa për mbrojtjen e ekosistemeve natyrore, transparencën institucionale dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve lokale.

Zgjidhja e këtij konflikti kërkon dialog, transparencë dhe një balancë të kujdesshme mes interesit ekonomik dhe përgjegjësisë mjedisore.

Në fund, debati për Zvërnecin nuk është vetëm një debat lokal. Ai pasqyron një pyetje më të gjerë që po shfaqet gjithnjë e më shpesh në vendet në zhvillim: deri ku mund të shkojë zhvillimi ekonomik pa cenuar trashëgiminë natyrore dhe identitetin e komuniteteve që jetojnë pranë saj? Përgjigjja që do t’i jepet kësaj pyetjeje në Zvërnec mund të shërbejë si precedent për mënyrën se si Shqipëria do të menaxhojë projektet e mëdha turistike në të ardhmen.

Deniz Cupi Xhoga

Deniz Çupi (Xhoga) është gazetare profesioniste, poete dhe lektore e medias dhe komunimit në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlore. Ajo është eksperte në gazetarinë e çështjeve sociale dhe të kulturës, fusha në të cilat është përqëndruar dhe puna e saj si kërkuese shkencore.

Deniz Cupi Xhoga

Deniz Cupi Xhoga

Deniz Çupi (Xhoga) është gazetare profesioniste, poete dhe lektore e medias dhe komunimit në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlore. Ajo është eksperte në gazetarinë e çështjeve sociale dhe të kulturës, fusha në të cilat është përqëndruar dhe puna e saj si kërkuese shkencore.

Post correlati

Canottaggio: l’arbëresh Gaetani Liseo conquista l’oro in Coppa del Mondo

Canottaggio: l’arbëresh Gaetani Liseo conquista l’oro in Coppa del Mondo

di Redazione
16/06/2026
0
12.4k

Il canottaggio siciliano registra un fine settimana di importanti risultati sia sul fronte internazionale sia nelle competizioni del comitato regionale,...

Monaco di Baviera: la scuola di danza “Shota” celebra il suo primo anniversario

Monaco di Baviera: la scuola di danza “Shota” celebra il suo primo anniversario

di Redazione
24/04/2026
0
3.3k

Di Milena D'Ambrosio Monaco di Baviera – Con circa 500 ospiti, la scuola di danza albanese “Shota” ha celebrato domenica...

Fili Meridiani protagonista alla Fiera Internazionale del Turismo in Kosovo: l’Arbëria conquista Pristina

Fili Meridiani protagonista alla Fiera Internazionale del Turismo in Kosovo: l’Arbëria conquista Pristina

di Redazione
22/04/2026
0
1k

Grande successo per Fili Meridiani APS alla Fiera internazionale del Turismo in Kosovo, svoltasi a Pristina il 17 e 18...

Promovohet monografia “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”.

Promovohet monografia “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”.

di Deniz Cupi Xhoga
18/04/2026
0
1.3k

Literaturës shqiptare i është shtuar edhe një tjetër monografi shkencore, “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e...

Articolo successivo
Dua Lipa sposa in Sicilia: l’omaggio alle radici con gli Arbëreshë ospiti d’onore

Dua Lipa sposa in Sicilia: l'omaggio alle radici con gli Arbëreshë ospiti d'onore

Lascia un commento Annulla risposta

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *

ArbInfoCulture

Pagine

  • Autori
  • Chi Siamo
  • Home
  • Lavora con noi
  • Sponsors

Categorie

  • Arte
  • Associazioni Culturali
  • Autori Arbëreshë
  • Calabria
  • Celebrazioni Liturgiche
  • Comunità all’Estero
  • Comunità Arbëreshë
  • Cultura
  • Documenti e Archivi
  • Eventi
  • Eventi Storici
  • Fede e Spiritualità
  • Feste e Ricorrenze
  • Figure Storiche
  • Iniziative e Festival
  • Letteratura
  • Lingua Arbëreshe
  • Molise
  • Musica
  • Musica Popolare
  • News
  • Pittura e Scultura
  • Poesia e Narrativa
  • Recensioni
  • Religione
  • Sicilia
  • Società e Dialogo Interculturale
  • Sport
  • Storia
  • Storia Contemporanea
  • Teatro e Spettacolo
  • Traduzioni e Studi Linguistici
  • Uncategorized
  • Autori
  • Chi Siamo
  • Home
  • Lavora con noi
  • Sponsors

© 2025 | Built by FOUR COMPANY

Bentornato!

Accedi al tuo account qui sotto

Password dimenticata?

Recupera la password

Inserisci il tuo nome utente o email per reimpostare la password.

Accedi

Crea nuova playlist

Nessun risultato
Visualizza tutti i risultati
  • Chi Siamo
  • Arte
    • Fotografia e Cinema
    • Pittura e Scultura
    • Teatro e Spettacolo
  • Cultura
    • Simboli
    • Costumi e Abiti Tradizionali
    • Enogastronomia
    • Musica Popolare
    • Feste e Ricorrenze
  • Letteratura
    • Autori Arbëreshë
    • Lingua Arbëreshe
    • Poesia e Narrativa
    • Traduzioni e Studi Linguistici
  • News
    • Associazioni Culturali
    • Comunità all’Estero
    • Giovani Arbëreshë
    • Iniziative e Festival
    • Società e Dialogo Interculturale
  • Religione
    • Celebrazioni Liturgiche
    • Fede e Spiritualità
    • Luoghi di Culto
    • Rito Greco-Bizantino
    • Simboli Religiosi
  • Storia
    • Documenti e Archivi
    • Eventi Storici
    • Figure Storiche
    • Origini e Migrazioni
    • Storia Contemporanea
  • Accedi

© 2025 | Built by FOUR COMPANY

Italiano
Shqip
Utilizziamo i cookie per essere sicuri che tu possa avere la migliore esperienza sul nostro sito. Se continui ad utilizzare questo sito noi assumiamo che tu ne sia felice.