13 Maggio 2026
  • Accedi
ArbInfoCulture
  • Chi Siamo
  • Arte
    • Fotografia e Cinema
    • Pittura e Scultura
    • Teatro e Spettacolo
  • Cultura
    • Simboli
    • Costumi e Abiti Tradizionali
    • Enogastronomia
    • Musica Popolare
    • Feste e Ricorrenze
  • Letteratura
    • Autori Arbëreshë
    • Lingua Arbëreshe
    • Poesia e Narrativa
    • Traduzioni e Studi Linguistici
  • News
    • Associazioni Culturali
    • Comunità all’Estero
    • Giovani Arbëreshë
    • Iniziative e Festival
    • Società e Dialogo Interculturale
  • Religione
    • Celebrazioni Liturgiche
    • Fede e Spiritualità
    • Luoghi di Culto
    • Rito Greco-Bizantino
    • Simboli Religiosi
  • Storia
    • Documenti e Archivi
    • Eventi Storici
    • Figure Storiche
    • Origini e Migrazioni
    • Storia Contemporanea
Nessun risultato
Visualizza tutti i risultati
ArbInfoCulture
  • Chi Siamo
  • Arte
    • Fotografia e Cinema
    • Pittura e Scultura
    • Teatro e Spettacolo
  • Cultura
    • Simboli
    • Costumi e Abiti Tradizionali
    • Enogastronomia
    • Musica Popolare
    • Feste e Ricorrenze
  • Letteratura
    • Autori Arbëreshë
    • Lingua Arbëreshe
    • Poesia e Narrativa
    • Traduzioni e Studi Linguistici
  • News
    • Associazioni Culturali
    • Comunità all’Estero
    • Giovani Arbëreshë
    • Iniziative e Festival
    • Società e Dialogo Interculturale
  • Religione
    • Celebrazioni Liturgiche
    • Fede e Spiritualità
    • Luoghi di Culto
    • Rito Greco-Bizantino
    • Simboli Religiosi
  • Storia
    • Documenti e Archivi
    • Eventi Storici
    • Figure Storiche
    • Origini e Migrazioni
    • Storia Contemporanea
Nessun risultato
Visualizza tutti i risultati
ArbInfoCulture
Nessun risultato
Visualizza tutti i risultati

Rexhep Rifati: Marrja e titulit “Qytetar Nderi” në Horën e Arbëreshëvet kushtuar punës sime për Arbërinë

Mario Caliva di Mario Caliva
03/04/2026
in Associazioni Culturali, Comunità all’Estero, News
0
Rexhep Rifati: Marrja e titulit “Qytetar Nderi” në Horën e Arbëreshëvet kushtuar punës sime për Arbërinë
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër, të shtunën më 4 prill, Rexhep Rifati do të marrë qytetarinë e nderit në Piana degli Albanesi. Rifati, i lindur më 1942 në Komogllavë të Ferizajt, është gazetar dhe veprimtar kulturor. Pas studimeve për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ai filloi punën në gazetën “Rilindja”, ku punoi deri në vitin 1995. Për shkak të presionit të regjimit serb, emigroi në Zvicër, ku vazhdoi aktivitetin gazetaresk dhe kulturor.

Përveç gazetarisë, ai u angazhua edhe në jetën kulturore dhe shoqërore, duke themeluar ansamblin “Kastriotët” dhe duke mbështetur nisma solidariteti. Në Zvicër vazhdoi punën si redaktor dhe autor, duke u përqendruar veçanërisht në reportazhe udhëtimi dhe duke vizituar të gjitha vendbanimet arbëreshe.

Potrebbe piacerti

Monaco di Baviera: la scuola di danza “Shota” celebra il suo primo anniversario

Monaco di Baviera: la scuola di danza “Shota” celebra il suo primo anniversario

24/04/2026
3.3k
Fili Meridiani protagonista alla Fiera Internazionale del Turismo in Kosovo: l’Arbëria conquista Pristina

Fili Meridiani protagonista alla Fiera Internazionale del Turismo in Kosovo: l’Arbëria conquista Pristina

22/04/2026
1k

Ai ka botuar disa libra dhe është vlerësuar me çmime, ndër të cilat edhe titulli “Dielli Dardan”. Jeton në Cyrih, ku vazhdon veprimtarinë e tij, dhe është baba i gjashtë fëmijëve.

1. Si lindi projekti juaj për të dokumentuar kulturën arbëreshe përmes fotografisë?

Paraprakisht duke iu falënderuar portalit tuaj për këtë intervistë, ju njoftoj se në ngulimet arbëreshe në Kalabri e sidoms në Maqin e De Radës dhe në Shën Mitër, gjegjësisht në Kolegjin Shën Asriani ku De Rada ligjëroi, ishe qysh në vitin 1971, do të thotë 55 vjet më parë. Atë botë isha apsolvent në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në degën albanologjisë. Nga ajo kohë sikur mum ngulit në kokë bota arbëreshe dhe atë botë e sot nuk u shkëputa nga arbëreshët, ku gjeta të ruajtur jo vetëm gjuhën, ritet e zakonet, por sidomos mikpritjen që sot me aq ngrohtësi nuk mund ta gjesh në trojet tona etnike. Të presish mikun dhe të përcjellësh me këngë nga dera e shtëpisë, me aq sa kam dijeni, këtë nuk mund ta gjesh askund në botë. Këtë pritje me dekada e kemi hasë nga Atë Antonio Bellusci (Belushi) dhe motra e tijKaterina- Rina. 

Ky fenomen dhe shumë të tjera e sidomos festat e valleve në Çifti/ Civita apo në Frasnitë / Frascineto ku jo vetëm këngët e vallet por edhe kostumet tradicionale kanë përjetuar shekuj janë mase motivues. Ndaj edhe në harkun gjasmëshekullor unë vizitove 52 ngulimet aktuale arbëreshe dhe ajo që të lenë përshtypjen është se para se të hysh në çdo katund toponimet janë dygjuhësore : italisht e arbërisht. 

Gjatë këtyre viteve bëra me mija foto e e video- klipe si dhe realizova librin “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”, ku përmblodha përmes qindra fotove autentike jo vetëm pamjet e 50 e sa ngulimeve por edhe gjithë atë që e përbën kulturën dhe etnosin arbëresh. 

2. Gjatë punës suaj në Piana degli Albanesi, cili moment ju ka mbetur më shumë në mendje?

Te  Hora e Arbëreshëve përherë të parë erdha kur luajtën Kombëtarja e Shqipërisë me atë të Italisë dhe kur arbëreshët bën një grill aq të madhe për qindra mysafirë e madje vet arbëreshët edhe pse të lindur e të rritur në Itali erdhën në stadion për të simpatizuar për Shqipëri (!). Kjo ishte nje dëshmi se sa është ruajtur dashuria ndaj tokës stërgjyshore  dhe njerëzve të sa E gjithë kjo edhe nga fakti se vetë Hora e Arbëreshëve, si qendra kryesore e kulturës arbëreshe, i dha botës shqiptare shumë emra të njohur shkrimtarësh dhe figura të shquara  nga fushat e ndryshme të arsimit, por edhe atdhetarë të devotshëm. Por edhe shqiptarët më eminent nga tej Adriatikun, siç ishin Ismail Qemali që erdhi 3 vjet para pavarësisë së Shqpërisë erdhi dhe gjeti përkrahjen arbëreshe apo më vonë edhe penda më e ndritshme e shqiptarisë Isail Kadare vizotoj Horës, sepse Hora përherë motivon dhe frymëzon. 

3. A është në rrezik sot identiteti arbëresh?

Rreziku i asimilimit është evident, sidomos tash në kohën e globalizmit, por më mban shpresa se kjo nuk do të ndodhë kurrë, sepse arbëreshët paraqesin një lloj “virusi”, që po i vizitove njëherë nuk mund të shkëputesh nga ta!  Kovidin e kemi kaluar për 2-3 vite, sepse arbëreshët janë një “virus pozitiv”, që nuk shkakton plag e dhembje por vetëm mbjell dashuri. 

Mungesa e shkollimit fillor e të mesëm në gjuhën amtare arbëreshe, padyshim se është shkaktari kryesor  i asimilimit sepse humbja e gjuhës do të thotë edhe identitet. Por nga udhëtimet e mija kam pa mjaft të ri që nuk e flasin më gjuhën arbëreshe në disa nga katundet arbëreshe në Sicili apo Kalabri, por megjithatë çdo herë thonë se janë arbëresh madje të shoqërojnë edhe te shtëpitë apo kishat e para që datojnë migrimet e të parëve të tyre.  

4. Sa ndikim real kanë mediat, përfshirë Prointegra, në ruajtjen e kësaj kulture?

Mediat mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Portali ynë prointegra.ch , ndonëse përbëhet prej ne gazetarëve vullnete mirë, ai vazhdimisht ka tema për arbëreshët. Më parë për 52 ditë rresht kam prezantuar 52 ngulimet arbëreshe. Ndërsa mikesha e madhe e botës arbëreshe Dr. Ornela Radovicka vazhdimisht në këtë portal boton tema që iu kushtohen figurave të ndryshme apo veprave të tyre, qoftë nga bota e librit apo fushave të tjera siç është arsimi, kultura, shëndetësia e tjerë. 

5. Çfarë përfaqëson për ju qytetaria e nderit nga Piana degli Albanesi?

Personalisht për mua titulli “Qytetar Nderi” i akorduar nga Bashkua e Horës së Arbëreshëve”,  do të thotë shumë. Jo vetëm që më bëhet nderë për punën time të gjatë kushtuar Arbërisë dhe njerëzve të saj, por edhe është një motivim më shumë që edhe të tjerët, qofshin shqiptarë nga trojet etnike shqiptare apo mërgata ta vizitojnë Horën e Arbëreshëve ku kado që të sillen do të gjejnë një ngrohtës të vërtetë vëllazërore dhe do të hasin në një arkitekturë shumë të veçantë, por edhe do të ndjejnë dhembje kur do të hasin në shumë shtëpi të zbrazëta. 

6. A ka bashkëpunim të mjaftueshëm mes arbëreshëve dhe shqiptarëve në Ballkan?

 Sa i përket bashkëpunimit mes arbëreshëve dhe shqiptarëve në Ballkan apo edhe atyre në mërgatë, mendoj se ai më shumë ka karakter vizitash se sa ndihmesa konkrete. Sidomos mungojnë ndihmat e ndryshme në projekte nga ana institucioneve të të tria shteteve, sidomos sa i përket projekteve shkollore, për të ndihmuar me mjete konkrete apo kuadro shkollore. 

Mendoj se ndihmesa vjen ma e madhe nga mërgata edhe te përmes mjeteve financiare të mbledhura vullnetarisht nga vet mërgimtarët. Kështu ne përmes Shoqatës “Hora e Skënderbeut” në Hora të Arbëreshëve ngritëm shtatoren impozante të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ndërsa në Frasnitë / Frascineto shtatoren e At Antonio Belluscit (Belushit) e gjithasht ndihmuam hapjen e dy klasave mësimore në arbërishte në Ungra / Lungro të Kalabrisë. Ndërkohë në hark prej dhjetë vitesh kam sjell në Kalabri e Sicili grupe të mëdha prej mbi 50-60 studentësh shqiptarë nga Zvicra apo edhe grupe artistike shqiptare nga shtetet e ndryshme perëndimore. Ngjashëm  kemi vepruar edhe në dërgimin e grupeve artistike arbëreshe nga Kalabri e Sicilia qoftë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni ose në shtete perëndimore. Dhe këtë praktikë duhet ta vazhdojmë, sepse arbëreshët janë modest dhe pos rrugës e vendosjes nuk kërkojnë shpenzime të tjera. 

 7. Cila ka qenë emocioni më i fortë që keni përjetuar gjatë këtij rrugëtimi?

Emocionet e mija janë të shumta, sidomos në fillim kur më thonin arbëreshët se edhe ju qenkeni “gjak i shprishur”, mua më dukej se ata më thonin “gjake i prishur”! , jo jo i prishur por i shpërndarë !   Te Hora kur ishte Kombëtarja e futbollit, një afrikan që jetën te Hora më tha bane një foto me mua se: “Edhe unë jam vëlla arbëresh, po arbëresh i zi!”. Ashtu siç ishte i veshur me flamurin shqiptar dhe e fliste rrjedhshëm arbërishten sakaq u binda se sa njerëzor e tolerant janë arbëreshët e sotëm që të gjithë njerëzve pa dallime fetare e racore u bëjnë vend dhe i afrojnë me shumë bujari. 

Më ka ndodhë dsa herë të shkoj te shtëpia e poetit Zef Serembe  (it.:Giuseppe Serembe) në Strigari (it.: San Cosmo Albanese) dhe atë shtëpi ta gjej të mbyllur. Herën e fundit kur isha në Strigari e pyeta kryetarin e bashkisë së Strigarit a mund të hyjmë në shtëpinë e Zef Serembës, po gjithsesi se aty jetojnë murgeshat bile një është nga Kosova. Dhe për çudi në shtëpinë e Zef Sermbes ishte një murgeshë nga Stublla i Vitisë së Kosovës, që bashkë me një murgeshë arbëreshe na pritën me shumë përzemërsi.  

Mario Caliva

Mario Calivà è un giornalista pubblicista, scrittore, poeta e drammaturgo arbëresh. Militante della cultura arbëreshe si occupa di diverse iniziative come il Mediterranean Poetry Prize di cui è Presidente. Attualmente è corrispondente arbëresh del Giornale di Sicilia.

Mario Caliva

Mario Caliva

Mario Calivà è un giornalista pubblicista, scrittore, poeta e drammaturgo arbëresh. Militante della cultura arbëreshe si occupa di diverse iniziative come il Mediterranean Poetry Prize di cui è Presidente. Attualmente è corrispondente arbëresh del Giornale di Sicilia.

Post correlati

Monaco di Baviera: la scuola di danza “Shota” celebra il suo primo anniversario

Monaco di Baviera: la scuola di danza “Shota” celebra il suo primo anniversario

di Redazione
24/04/2026
0
3.3k

Di Milena D'Ambrosio Monaco di Baviera – Con circa 500 ospiti, la scuola di danza albanese “Shota” ha celebrato domenica...

Fili Meridiani protagonista alla Fiera Internazionale del Turismo in Kosovo: l’Arbëria conquista Pristina

Fili Meridiani protagonista alla Fiera Internazionale del Turismo in Kosovo: l’Arbëria conquista Pristina

di Redazione
22/04/2026
0
1k

Grande successo per Fili Meridiani APS alla Fiera internazionale del Turismo in Kosovo, svoltasi a Pristina il 17 e 18...

Promovohet monografia “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”.

Promovohet monografia “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”.

di Deniz Cupi Xhoca
18/04/2026
0
1.3k

Literaturës shqiptare i është shtuar edhe një tjetër monografi shkencore, “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e...

Samitini IV i Diasporës, emigrantët kërkojnë nga politika angazhime reale, jo retorikë boshe

Samitini IV i Diasporës, emigrantët kërkojnë nga politika angazhime reale, jo retorikë boshe

di Deniz Cupi Xhoca
18/04/2026
0
16.4k

Samitin i IV i Diasporës u zhvillua në Tiranë nga data 13 prill deri më 15 prill, ku morën pjesë...

Articolo successivo
Fili Meridiani accoglie turisti dai Balcani alla scoperta dell’Arbëria crotonese

Fili Meridiani accoglie turisti dai Balcani alla scoperta dell’Arbëria crotonese

Lascia un commento Annulla risposta

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *

ArbInfoCulture

Pagine

  • Autori
  • Chi Siamo
  • Home
  • Lavora con noi
  • Sponsors

Categorie

  • Arte
  • Associazioni Culturali
  • Autori Arbëreshë
  • Calabria
  • Celebrazioni Liturgiche
  • Comunità all’Estero
  • Comunità Arbëreshë
  • Cultura
  • Documenti e Archivi
  • Eventi
  • Eventi Storici
  • Fede e Spiritualità
  • Feste e Ricorrenze
  • Figure Storiche
  • Iniziative e Festival
  • Letteratura
  • Lingua Arbëreshe
  • Molise
  • Musica
  • Musica Popolare
  • News
  • Pittura e Scultura
  • Poesia e Narrativa
  • Recensioni
  • Religione
  • Sicilia
  • Società e Dialogo Interculturale
  • Sport
  • Storia
  • Storia Contemporanea
  • Teatro e Spettacolo
  • Traduzioni e Studi Linguistici
  • Uncategorized
  • Autori
  • Chi Siamo
  • Home
  • Lavora con noi
  • Sponsors

© 2025 | Built by FOUR COMPANY

Bentornato!

Accedi al tuo account qui sotto

Password dimenticata?

Recupera la password

Inserisci il tuo nome utente o email per reimpostare la password.

Accedi

Crea nuova playlist

Nessun risultato
Visualizza tutti i risultati
  • Chi Siamo
  • Arte
    • Fotografia e Cinema
    • Pittura e Scultura
    • Teatro e Spettacolo
  • Cultura
    • Simboli
    • Costumi e Abiti Tradizionali
    • Enogastronomia
    • Musica Popolare
    • Feste e Ricorrenze
  • Letteratura
    • Autori Arbëreshë
    • Lingua Arbëreshe
    • Poesia e Narrativa
    • Traduzioni e Studi Linguistici
  • News
    • Associazioni Culturali
    • Comunità all’Estero
    • Giovani Arbëreshë
    • Iniziative e Festival
    • Società e Dialogo Interculturale
  • Religione
    • Celebrazioni Liturgiche
    • Fede e Spiritualità
    • Luoghi di Culto
    • Rito Greco-Bizantino
    • Simboli Religiosi
  • Storia
    • Documenti e Archivi
    • Eventi Storici
    • Figure Storiche
    • Origini e Migrazioni
    • Storia Contemporanea
  • Accedi

© 2025 | Built by FOUR COMPANY

Italiano
Shqip
Utilizziamo i cookie per essere sicuri che tu possa avere la migliore esperienza sul nostro sito. Se continui ad utilizzare questo sito noi assumiamo che tu ne sia felice.