08 Tetor 2026
  • Hyr
ArbInfoCulture
  • Kush jemi ne
  • Art
    • Fotografi dhe Kinema
    • Pikturë dhe Skulpturë
    • Teatër dhe Argëtim
  • Kulturë
    • Simbolet
    • Kostume dhe Veshje Tradicionale
    • Ushqim dhe verë
    • Muzikë Popullore
    • Festime dhe Përvjetorë
  • Letërsi
    • Autorë arbëreshë
    • Gjuha arbëreshe
    • Poezi dhe Trillim
    • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Lajme
    • Shoqatat Kulturore
    • Komuniteti Jashtë Vendit
    • Arbëreshë të rinj
    • Iniciativa dhe Festivale
    • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Feja
    • Kremtime Liturgjike
    • Besimi dhe Spiritualiteti
    • Vendet e adhurimit
    • Riti greko-bizantin
    • Simbolet Fetare
  • Histori
    • Dokumente dhe Arkiva
    • Ngjarjet Historike
    • Figura historike
    • Origjina dhe Migrimet
    • Histori Bashkëkohore
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
ArbInfoCulture
  • Kush jemi ne
  • Art
    • Fotografi dhe Kinema
    • Pikturë dhe Skulpturë
    • Teatër dhe Argëtim
  • Kulturë
    • Simbolet
    • Kostume dhe Veshje Tradicionale
    • Ushqim dhe verë
    • Muzikë Popullore
    • Festime dhe Përvjetorë
  • Letërsi
    • Autorë arbëreshë
    • Gjuha arbëreshe
    • Poezi dhe Trillim
    • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Lajme
    • Shoqatat Kulturore
    • Komuniteti Jashtë Vendit
    • Arbëreshë të rinj
    • Iniciativa dhe Festivale
    • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Feja
    • Kremtime Liturgjike
    • Besimi dhe Spiritualiteti
    • Vendet e adhurimit
    • Riti greko-bizantin
    • Simbolet Fetare
  • Histori
    • Dokumente dhe Arkiva
    • Ngjarjet Historike
    • Figura historike
    • Origjina dhe Migrimet
    • Histori Bashkëkohore
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
ArbInfoCulture
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Librat ”Anatomia dhe një Vrasëseje” një pasqyrë dhe thellë sociale

Artur Nura Nga Artur Nura
09/12/2025
in Vlerësime
0
Libri”Anatomia e një Vrasëseje” një pasqyrë e thellë sociale
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmë falë ftesës së aktivistes së shquar për të drejtat e grave, Sevim Arbana – një emër që prej dekadash mishëron guximin, qëndresën dhe betejën për dinjitetin njerëzor – u mblodhëm për të dëgjuar një prej rrëfimeve më të forta që letërsia dhe realiteti shqiptar kanë sjellë së fundmi.

Në qendër ishte libri “Anatomia e një Vrasëseje” i autores së re e jashtëzakonshme Eva Caca. Që në prezantim ndjehej qartë se nuk ishte thjesht një ngjarje kulturore: ishte një akt ndërgjegjësimi. Ishte një thirrje e heshtur për drejtësi. Ishte një ballafaqim me plagët që shoqëria shpesh i mban të fshehura ndërsa viktimat paguajnë çmimin më të rëndë.

Potrebbe piacerti

Ndërsa lexoj librin “ Miseria” të autorit, dramaturgurut Arbëresh, Mario Calivà

Ndërsa lexoj librin “ Miseria” të autorit, dramaturgurut Arbëresh, Mario Calivà

08/02/2026
3.3 mijë
Midis ritit dhe kujtesës: leximi i thelluar i poezisë “I pari breshër” të Mario Calivas

Midis ritit dhe kujtesës: leximi i thelluar i poezisë “I pari breshër” të Mario Calivas

08/02/2026
3.3 mijë

Të gjithë ata që e kanë lexuar – nga gazetarë, aktivistë, lexues të pasionuar, studiues të fenomenologjisë së dhunës gjinore dhe deri te njerëz të thjeshtë që ende e ndiejnë në shpirt peshën e emigracionit – thonë se stili i autores është përthithës. Origjinal. Të kap nga krahu dhe të fut në histori pa të lënë hapësirë për të marrë frymë lirshëm. Shumë e përshkruan si një zë letrar që nuk ka frikë të zbresë në labirintin e errësirës njerëzore, por duke e bërë këtë me një ndjeshmëri që të shkund deri në rrëqethje.

Por Eva Caca nuk është thjesht një rrëfyese e talentuar. Ajo është një grua që e ka prekur padrejtësinë me lëkurën e saj. Ajo është një njeri që është futur në sistemin e burgjeve greke si e pafajshme — e akuzuar për një krim që nuk e kishte kryer. Dhe pikërisht brenda atij ferri, atje ku shpesh drejtësia hesht, ajo takon një vrasëse: një grua e cila mbartte mbi vete një histori të tmerrshme incesti brenda familjes, një dhunë kaq të errët dhe të heshtur sa vetë krimi që pasoi ishte vetëm maja e një akulli tragjik.

Në këtë pikë, libri nuk është më thjesht letërsi: bëhet një pasqyrë e thellë sociale, një sfidë për ndërgjegjen tonë, një përplasje me pyetjet që shpesh i shmangim:

Si mund të burgoset një njeri i pafajshëm në shekullin XXI?

Si mundet që sistemi ligjor të kthehet në mjet dënimi për të pambrojturit?

Sa gra rrinë ende në hijen e historive të dhunës dhe incesteve që askush nuk i ka guxim t’i zbulojë?

Dhe sa shpesh emigranti – shqiptari që largohet për të kërkuar jetë – përfundon duke u gjykuar, paragjykuar, keqtrajtuar, thjesht sepse vjen nga “atje”?

Këto janë pyetjet që Sevim Arbana, me eksperiencën e saj të gjatë në terrenin e të drejtave të grave, i ka ngritur prej vitesh. Sot, ajo bëri pikërisht atë që di më mirë: na mblodhi rreth një historie që nuk duhet të heshtet. Na ftoi të dëgjojmë, të reflektojmë, të mos i largojmë sytë nga ajo që dhemb.

Dhe Eva, me zërin e saj të qetë dhe të prerë, tregoi fragmente të përjetimit të saj. Nuk pati dramacione të tepërta; drama ishte vetë jeta. Dhe sa më shumë e dëgjoje, aq më tepër kuptoje se sa shumë i detyrohemi atij zëri që guxon të thotë të vërtetën.

Libri është i rëndë, po. Por është i domosdoshëm.
Është një vepër që nuk synon të të argëtojë, por të të zgjojë. Dhe kjo është letërsia që mbetet.

Në fund, një pritje e madhe u ngjiz mes të pranishmëve: libri i rrëfimit personal të autores për eksperiencën e saj në burgjet greke. Ky libër – kur të dalë – nuk do të jetë vetëm jetëshkrim. Do të jetë një akt akuze. Një dokumentim i gjallë që i duhet shoqërisë, drejtësisë, opinionit publik.

Dhe, mbi të gjitha, do të jetë një thirrje që të mos e lejojmë më që padrejtësia të fshihet pas procedurave, paragjykimeve apo heshtjes.

Urime Eva Cacës për guximin e saj.
Urime Sevim Arbanës që vazhdon të jetë ndër zërat më koherentë dhe këmbëngulës për të drejtat e grave dhe dinjitetin njerëzor.
Dhe urime çdo lexuesi që ka forcën të përballet me të vërtetën.

Ky libër nuhet thjesht. Ky libër përjetohet.

Artur Nura

Artur Nura è un giornalista e analista politico di origine albanese, noto per la sua competenza sui temi balcanici e per la sua esperienza nei media internazionali. Durante la sua carriera abbraccia oltre due decenni, ha collaborato con diverse testate, offrendo approfondimenti su questioni geopolitiche, dinamiche regionali e relazioni internazionali, in particolare nei Balcani Occidentali. Nura scrive in tre lingue: Albanese, Italiane ad Inglese con lunga esperienza su carta stampata, radio e televisione. Grazie alla sua conoscenza diretta del contesto politico e culturale dell'Europa sud-orientale, Nura è spesso invitato come commentatore esperto in programmi televisivi e conferenze internazionali.

Tag: primopiano
Artur Nura

Artur Nura

Artur Nura è un giornalista e analista politico di origine albanese, noto per la sua competenza sui temi balcanici e per la sua esperienza nei media internazionali. Durante la sua carriera abbraccia oltre due decenni, ha collaborato con diverse testate, offrendo approfondimenti su questioni geopolitiche, dinamiche regionali e relazioni internazionali, in particolare nei Balcani Occidentali. Nura scrive in tre lingue: Albanese, Italiane ad Inglese con lunga esperienza su carta stampata, radio e televisione. Grazie alla sua conoscenza diretta del contesto politico e culturale dell'Europa sud-orientale, Nura è spesso invitato come commentatore esperto in programmi televisivi e conferenze internazionali.

Post correlati

Ndërsa lexoj librin “ Miseria” të autorit, dramaturgurut Arbëresh, Mario Calivà

Ndërsa lexoj librin “ Miseria” të autorit, dramaturgurut Arbëresh, Mario Calivà

Nga Stafi Editorial
08/02/2026
0
3.3 mijë

Ornela Radovicka - Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci Kur më ra në duar libri...

Midis ritit dhe kujtesës: leximi i thelluar i poezisë “I pari breshër” të Mario Calivas

Midis ritit dhe kujtesës: leximi i thelluar i poezisë “I pari breshër” të Mario Calivas

Nga Sare Gjergji
08/02/2026
1
3.3 mijë

Sarë GJERGJIMIDIS RITIT DHE KUJTESËS: LEXIM I THELLUAR I POEZISË “I PARI BRESHËR” TË MARIO CALIVÀS Poezia e Mario Calivàs...

“Metamorfosi di una Capitale” di Ylljet Aliçka, la saga della Famiglia Bendo

“Metamorfosi di una Capitale” di Ylljet Aliçka, la saga della Famiglia Bendo

Nga Mario Caliva
27/11/2025
0
3.3 mijë

La storia dei personaggi di questo romanzo (Edizioni Castelvecchi), ovvero i componenti della famiglia Bendo, ripercorre le vicende sociali e...

Articolo successivo
Piana degli Albanesi: polemiche sull’intitolazione di una via a Rosolino Petrotta

Piana degli Albanesi: polemiche sull’intitolazione di una via a Rosolino Petrotta

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ArbInfoCulture

Faqet

  • Autorët
  • Kush jemi ne
  • Shtëpi
  • Puno me ne
  • Sponsorët

Kategoritë

  • Albania
  • Art
  • Shoqatat Kulturore
  • Autorë arbëreshë
  • Kalabria
  • Kremtime Liturgjike
  • Komuniteti Jashtë Vendit
  • Comunità Arbëreshe
  • Kulturë
  • Dokumente dhe Arkiva
  • Ngjarjet
  • Ngjarjet Historike
  • Besimi dhe Spiritualiteti
  • Festime dhe Përvjetorë
  • Figura historike
  • Il Mondo Albanese
  • Iniciativa dhe Festivale
  • Kosovo
  • Letërsi
  • Gjuha arbëreshe
  • Molise
  • Muzikë
  • Muzikë Popullore
  • Lajme
  • Pikturë dhe Skulpturë
  • Poezi dhe Trillim
  • Vlerësime
  • Feja
  • Siçili
  • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Sport
  • Histori
  • Histori Bashkëkohore
  • Teatër dhe Argëtim
  • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Të pakategorizuara
  • Autorët
  • Kush jemi ne
  • Shtëpi
  • Puno me ne
  • Sponsorët

© 2025 | Ndërtuar nga KATËR KOMPANIA

Mirë se erdhe përsëri!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat fjalëkalimin?

Rikuperoni fjalëkalimin tuaj

Futni emrin e përdoruesit ose adresën e email-it për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Hyr

Krijo një listë të re për luajtjeje. Krijo një listë të re për luajtje.

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kush jemi ne
  • Art
    • Fotografi dhe Kinema
    • Pikturë dhe Skulpturë
    • Teatër dhe Argëtim
  • Kulturë
    • Simbolet
    • Kostume dhe Veshje Tradicionale
    • Ushqim dhe verë
    • Muzikë Popullore
    • Festime dhe Përvjetorë
  • Letërsi
    • Autorë arbëreshë
    • Gjuha arbëreshe
    • Poezi dhe Trillim
    • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Lajme
    • Shoqatat Kulturore
    • Komuniteti Jashtë Vendit
    • Arbëreshë të rinj
    • Iniciativa dhe Festivale
    • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Feja
    • Kremtime Liturgjike
    • Besimi dhe Spiritualiteti
    • Vendet e adhurimit
    • Riti greko-bizantin
    • Simbolet Fetare
  • Histori
    • Dokumente dhe Arkiva
    • Ngjarjet Historike
    • Figura historike
    • Origjina dhe Migrimet
    • Histori Bashkëkohore
  • Hyr

© 2025 | Ndërtuar nga KATËR KOMPANIA

Shqip
Italiano
Ne përdorim "cookies" për t'ju siguruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni ta përdorni këtë faqe, do të supozojmë se jeni të kënaqur me të.