11 Shtator 2026
  • Hyr
ArbInfoCulture
  • Kush jemi ne
  • Art
    • Fotografi dhe Kinema
    • Pikturë dhe Skulpturë
    • Teatër dhe Argëtim
  • Kulturë
    • Simbolet
    • Kostume dhe Veshje Tradicionale
    • Ushqim dhe verë
    • Muzikë Popullore
    • Festime dhe Përvjetorë
  • Letërsi
    • Autorë arbëreshë
    • Gjuha arbëreshe
    • Poezi dhe Trillim
    • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Lajme
    • Shoqatat Kulturore
    • Komuniteti Jashtë Vendit
    • Arbëreshë të rinj
    • Iniciativa dhe Festivale
    • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Feja
    • Kremtime Liturgjike
    • Besimi dhe Spiritualiteti
    • Vendet e adhurimit
    • Riti greko-bizantin
    • Simbolet Fetare
  • Histori
    • Dokumente dhe Arkiva
    • Ngjarjet Historike
    • Figura historike
    • Origjina dhe Migrimet
    • Histori Bashkëkohore
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
ArbInfoCulture
  • Kush jemi ne
  • Art
    • Fotografi dhe Kinema
    • Pikturë dhe Skulpturë
    • Teatër dhe Argëtim
  • Kulturë
    • Simbolet
    • Kostume dhe Veshje Tradicionale
    • Ushqim dhe verë
    • Muzikë Popullore
    • Festime dhe Përvjetorë
  • Letërsi
    • Autorë arbëreshë
    • Gjuha arbëreshe
    • Poezi dhe Trillim
    • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Lajme
    • Shoqatat Kulturore
    • Komuniteti Jashtë Vendit
    • Arbëreshë të rinj
    • Iniciativa dhe Festivale
    • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Feja
    • Kremtime Liturgjike
    • Besimi dhe Spiritualiteti
    • Vendet e adhurimit
    • Riti greko-bizantin
    • Simbolet Fetare
  • Histori
    • Dokumente dhe Arkiva
    • Ngjarjet Historike
    • Figura historike
    • Origjina dhe Migrimet
    • Histori Bashkëkohore
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
ArbInfoCulture
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

“Vallet që mbajnë gjallë kujtesën e atdheut në zemër të Mynihut – Shkolla Shqiptare e Vallëzimit ‘SHOTA’”

Mario Caliva Nga Mario Caliva
18/02/2026
in Shoqatat Kulturore, Komuniteti Jashtë Vendit, Kulturë, Muzikë Popullore, Lajme
0
“Vallet që mbajnë gjallë kujtesën e atdheut në zemër të Mynihut – Shkolla Shqiptare e Vallëzimit ‘SHOTA’”
Share on FacebookShare on Twitter

Në Mynih, ku jeton një komunitet i madh shqiptar, është themeluar në mars të vitit 2025 Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “SHOTA”, një iniciativë që synon t’i afrojë të rinjtë me traditat shqiptare përmes vallëzimit dhe artit.

Shkolla është themeluar dhe drejtohet nga Mustafë Avdiu, i cili gjatë viteve 1983–1995 ishte valltar në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve “Shota” në Prishtinë. Përvoja e tij artistike dhe përkushtimi ndaj vallëzimit tradicional e kanë shtyrë të vazhdojë këtë rrugë edhe në diasporë.

Potrebbe piacerti

Buon 538°Compleanno, Hora e Arbëreshëvet

Buon 538°Compleanno, Hora e Arbëreshëvet

30/08/2026
3.3 mijë
Zvernec, fake news e investimenti: chi difende davvero l’interesse dell’Albania?

Zvernec, fake news e investimenti: chi difende davvero l’interesse dell’Albania?

20/06/2026
1.9k

Në këtë intervistë për arbinfoculture.com, ai flet për themelimin e shkollës, punën me të rinjtë shqiptarë në Mynih dhe rëndësinë e transmetimit të traditave tek brezat e rinj që jetojnë larg vendit të origjinës.

  1. Kur është themeluar shkolla juaj e vallëzimit dhe sa të rinj shqiptarë e ndjekin sot? Cili ishte motivimi kryesor për ta themeluar këtu në Mynih?

Shkolla shqiptare e vallëzimit “Shota” në Mynih është themeluar në mars të vitit 2025. Aktualisht shkolla numëron rreth 30 anëtarë. Shumica e tyre janë të lindur në Gjermani, por të gjithë kanë prejardhje shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, si dhe kemi edhe një valltare me prejardhje arbëreshe nga Italia.

Duke qenë se jetoj në Mynih dhe di që këtu jetojnë mbi 30.000 shqiptarë, pashë se ekziston një interesim i madh nga të rinjtë për të mësuar vallëzimin, këndimin dhe për t’i kultivuar traditat tona shqiptare. Ky ishte edhe motivimi kryesor për themelimin e shkollës.

2. Në çfarë mënyre aktiviteti juaj i ndihmon të rinjtë të ruajnë identitetin dhe kulturën shqiptare?

Unë përpiqem t’i ndihmoj të rinjtë duke ua transmetuar përvojën time profesionale, duke ua mësuar hapat bazë të vallëzimit, si dhe valle të ndryshme në koreografi tradicionale shqiptare. Përmes këtij angazhimi, ata jo vetëm që mësojnë vallet tona, por edhe forcojnë lidhjen me kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar.

3. Cilin gjuhë përdorni gjatë provave dhe aktiviteteve?

Gjatë provave përdorim kryesisht gjuhën shqipe, ndërsa në raste të caktuara edhe gjuhën gjermane, sidomos kur është e nevojshme për sqarime shtesë. Të rinjtë e shkollës tregojnë përkushtim të madh për të mësuar dhe për të ruajtur traditat tona të këngës dhe valleve shqiptare.

4. A bashkëpunoni me shoqata të tjera dhe a tregojnë të rinjtë interes për traditat?

Po, ne bashkëpunojmë me disa ansamble në Gjermani dhe Zvicër, si Ansambli “Dardanët” në Dyseldorf, Ansambli „URA“ Zvicër, si dhe me shkollën e vallëzimit “Shota” në Zvicër. Të rinjtë tregojnë interesim të madh për ta ruajtur gjuhën, këngën dhe vallet tona tradicionale, si dhe për t’i respektuar vlerat tona kombëtare.

5. Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Në të ardhmen synojmë ta vazhdojmë këtë ritëm pune dhe ta zgjerojmë bashkëpunimin me të gjitha ansamblet shqiptare në diasporë. Përveç prezantimeve në festat tona kombëtare, synojmë të marrim pjesë edhe në festivale ndërkombëtare, me qëllim që ta prezantojmë kulturën dhe traditën shqiptare sa më gjerë. Gjithashtu, dëshirojmë që këtë traditë ta transmetojmë edhe tek brezat e rinj të lindur këtu, në mënyrë që rrënjët tona të mos humbin kurrë.

Në përfundim të kësaj bisede, mbetet e qartë se puna dhe përkushtimi i Mustafë Avdiut përfaqësojnë një kontribut të çmuar për komunitetin shqiptar në Mynih. Përvoja e tij artistike, e fituar ndër vite në Ansamblin “Shota” në Prishtinë, po vazhdon të jetojë dhe të transmetohet tek brezat e rinj në diasporë. Përmes angazhimit të tij, shumë të rinj po njohin dhe po përjetojnë traditat tona në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Mario Caliva

Mario Calivà è un giornalista pubblicista, scrittore, poeta e drammaturgo arbëresh. Militante della cultura arbëreshe si occupa di diverse iniziative come il Mediterranean Poetry Prize di cui è Presidente. Attualmente è corrispondente arbëresh del Giornale di Sicilia.

Mario Caliva

Mario Caliva

Mario Calivà è un giornalista pubblicista, scrittore, poeta e drammaturgo arbëresh. Militante della cultura arbëreshe si occupa di diverse iniziative come il Mediterranean Poetry Prize di cui è Presidente. Attualmente è corrispondente arbëresh del Giornale di Sicilia.

Post correlati

Buon 538°Compleanno, Hora e Arbëreshëvet

Buon 538°Compleanno, Hora e Arbëreshëvet

Nga Mario Caliva
30/08/2026
0
3.3 mijë

Piana degli Albanesi spegne 538 candeline. Dalla data di fondazione, 20 agosto 1488, riportata dai Capitoli di Fondazione, la comunità...

Zvernec, fake news e investimenti: chi difende davvero l’interesse dell’Albania?

Zvernec, fake news e investimenti: chi difende davvero l’interesse dell’Albania?

Nga Artur Nura
20/06/2026
0
1.9k

Negli ultimi giorni abbiamo assistito a un fenomeno preoccupante: una protesta nata attorno a un progetto turistico è stata trasformata,...

Canottaggio: l’arbëresh Gaetani Liseo conquista l’oro in Coppa del Mondo

Canottaggio: l’arbëresh Gaetani Liseo conquista l’oro in Coppa del Mondo

Nga Stafi Editorial
16/06/2026
0
12.4k

Il canottaggio siciliano registra un fine settimana di importanti risultati sia sul fronte internazionale sia nelle competizioni del comitato regionale,...

Zvërneci: Përplasja për Tokën, Natyrën dhe Resortin 4 Miliard Euro

Zvërneci: Përplasja për Tokën, Natyrën dhe Resortin 4 Miliard Euro

Nga Deniz Cupi Xhoga
02/06/2026
0
1.3k

Hektarë të tërë tokë u rrethuan me tela me gjemba në plazhin Portonova të Zvërnecit, pjesë e Lagunës së Nartës,...

Articolo successivo
Artur Nura a Montecilfone, communità arbëreshe del Molise

Gjuha Arbëreshe në Itali: një gjuhë e lashtë mes mbrojtjes dhe rrezikut të zhdukjes

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ArbInfoCulture

Faqet

  • Autorët
  • Kush jemi ne
  • Shtëpi
  • Puno me ne
  • Sponsorët

Kategoritë

  • Albania
  • Art
  • Shoqatat Kulturore
  • Autorë arbëreshë
  • Kalabria
  • Kremtime Liturgjike
  • Komuniteti Jashtë Vendit
  • Comunità Arbëreshë
  • Kulturë
  • Dokumente dhe Arkiva
  • Ngjarjet
  • Ngjarjet Historike
  • Besimi dhe Spiritualiteti
  • Festime dhe Përvjetorë
  • Figura historike
  • Il Mondo Albanese
  • Iniciativa dhe Festivale
  • Kosovo
  • Letërsi
  • Gjuha arbëreshe
  • Molise
  • Muzikë
  • Muzikë Popullore
  • Lajme
  • Pikturë dhe Skulpturë
  • Poezi dhe Trillim
  • Vlerësime
  • Feja
  • Siçili
  • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Sport
  • Histori
  • Histori Bashkëkohore
  • Teatër dhe Argëtim
  • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Të pakategorizuara
  • Autorët
  • Kush jemi ne
  • Shtëpi
  • Puno me ne
  • Sponsorët

© 2025 | Ndërtuar nga KATËR KOMPANIA

Mirë se erdhe përsëri!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat fjalëkalimin?

Rikuperoni fjalëkalimin tuaj

Futni emrin e përdoruesit ose adresën e email-it për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Hyr

Krijo një listë të re për luajtjeje. Krijo një listë të re për luajtje.

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kush jemi ne
  • Art
    • Fotografi dhe Kinema
    • Pikturë dhe Skulpturë
    • Teatër dhe Argëtim
  • Kulturë
    • Simbolet
    • Kostume dhe Veshje Tradicionale
    • Ushqim dhe verë
    • Muzikë Popullore
    • Festime dhe Përvjetorë
  • Letërsi
    • Autorë arbëreshë
    • Gjuha arbëreshe
    • Poezi dhe Trillim
    • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Lajme
    • Shoqatat Kulturore
    • Komuniteti Jashtë Vendit
    • Arbëreshë të rinj
    • Iniciativa dhe Festivale
    • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Feja
    • Kremtime Liturgjike
    • Besimi dhe Spiritualiteti
    • Vendet e adhurimit
    • Riti greko-bizantin
    • Simbolet Fetare
  • Histori
    • Dokumente dhe Arkiva
    • Ngjarjet Historike
    • Figura historike
    • Origjina dhe Migrimet
    • Histori Bashkëkohore
  • Hyr

© 2025 | Ndërtuar nga KATËR KOMPANIA

Shqip
Italiano
Ne përdorim "cookies" për t'ju siguruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni ta përdorni këtë faqe, do të supozojmë se jeni të kënaqur me të.