11 Shtator 2026
  • Hyr
ArbInfoCulture
  • Kush jemi ne
  • Art
    • Fotografi dhe Kinema
    • Pikturë dhe Skulpturë
    • Teatër dhe Argëtim
  • Kulturë
    • Simbolet
    • Kostume dhe Veshje Tradicionale
    • Ushqim dhe verë
    • Muzikë Popullore
    • Festime dhe Përvjetorë
  • Letërsi
    • Autorë arbëreshë
    • Gjuha arbëreshe
    • Poezi dhe Trillim
    • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Lajme
    • Shoqatat Kulturore
    • Komuniteti Jashtë Vendit
    • Arbëreshë të rinj
    • Iniciativa dhe Festivale
    • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Feja
    • Kremtime Liturgjike
    • Besimi dhe Spiritualiteti
    • Vendet e adhurimit
    • Riti greko-bizantin
    • Simbolet Fetare
  • Histori
    • Dokumente dhe Arkiva
    • Ngjarjet Historike
    • Figura historike
    • Origjina dhe Migrimet
    • Histori Bashkëkohore
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
ArbInfoCulture
  • Kush jemi ne
  • Art
    • Fotografi dhe Kinema
    • Pikturë dhe Skulpturë
    • Teatër dhe Argëtim
  • Kulturë
    • Simbolet
    • Kostume dhe Veshje Tradicionale
    • Ushqim dhe verë
    • Muzikë Popullore
    • Festime dhe Përvjetorë
  • Letërsi
    • Autorë arbëreshë
    • Gjuha arbëreshe
    • Poezi dhe Trillim
    • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Lajme
    • Shoqatat Kulturore
    • Komuniteti Jashtë Vendit
    • Arbëreshë të rinj
    • Iniciativa dhe Festivale
    • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Feja
    • Kremtime Liturgjike
    • Besimi dhe Spiritualiteti
    • Vendet e adhurimit
    • Riti greko-bizantin
    • Simbolet Fetare
  • Histori
    • Dokumente dhe Arkiva
    • Ngjarjet Historike
    • Figura historike
    • Origjina dhe Migrimet
    • Histori Bashkëkohore
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
ArbInfoCulture
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Poezia si urë mes kombeve: edicioni i tetë i REPUBLIKËS në Prishtinë

Redazione Nga Stafi Editorial
24/02/2026
in Komuniteti Jashtë Vendit, Kulturë, Ngjarjet, Letërsi, Lajme, Poezi dhe Trillim
0
Poezia si urë mes kombeve: edicioni i tetë i REPUBLIKËS në Prishtinë
Share on FacebookShare on Twitter

Nji festival që tashma flet me za ndërkombëtar, nji platformë serioze letrare, si festë, si dialog dhe si ‘mollë sherri’

Vlora Ademi –

Potrebbe piacerti

Buon 538°Compleanno, Hora e Arbëreshëvet

Buon 538°Compleanno, Hora e Arbëreshëvet

30/08/2026
3.3 mijë
Gli Arbëreshë che si sposano a Tirana: un matrimonio simbolo delle radici

Gli Arbëreshë che si sposano a Tirana: un matrimonio simbolo delle radici

27/06/2026
3.4 mijë

Dy ditë para shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë fillojnë me u mbledhë poetët e ftuem në edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar të poezisë REPUBLIKA.

REPUBLIKA tashma njihet gjithandej. Dy vitet e para, të ftuemve duhej me u spjegue gjanë e gjatë për konceptin e tij. Sot mjafton vetëm nji ftesë me email dhe valixhet fillojnë me u mbush me veshjet ma elegante për festivalin.

Dhjetë vite ma parë, në të dhjetin përvjetor të Pavarësisë në mesditën e 15 shkurtit kishim fillue me 10 poetë me nji edicion modest, si orë letrare, në shënim të kësaj date. Sot, në të tetin edicion, REPUBLIKA asht ba mollë sherri ndër komunitetin letrar. Paçkase nëpër vite REPUBLIKËS i asht shtue nga nji poet çdo vit, në të shtatin edicionin u ndalëm tek numri 17, simbolikë e ditës së 17 të shkurtit.

Deri tani nëpër REPUBLIKË kanë ardhë e kanë lanë shenjë me poezitë e praninë e tyne poetë nga Kosova, Shqipnia, Maqedonia e Veriut, Italia, Zvicra, Greqia, Gjermania, Kolumbia, Azia, Afrika, Shtetet e Bashkueme të Amerikës… Pesë prej tyre kanë qenë të përhershëm, figura simbolike të festivalit. Të tjerë vijnë, shkojnë e kthehen prap. Por gjithmonë ka nga ata që për herë të parë i bashkohen këtij festivali dhe nga ata që janë largue përgjithmonë sikurse asht Baca Shaqë (instrumentisti Shaqir Hoti) dhe poeti, Adem Gashi.

Të ftuemit e këtij viti ishin: Maram Al-Masri (Siri/Francë), Viviane Ciampi (Itali), Lucilla Trapazzo (Itali), Azemina Krehić (Bosnje dhe Hercegovinë), Agim Vinca (Kosovë), Jozef Radi (Shqipni /Itali), Entela Tabaku (Shqipni /Suedi), Shqiptar Oseku (Kosovë/Suedi), Agim Baçi (Shqipëri), Emin Z. Emini (Kosovë), Ilire Zajmi (Kosovë), Vlora Konushevci (Kosovë), Gilmana Bushati (Shqipni /Francë), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Eli Krasniqi (Kosovë/Austri). Jamarbër Marko (Shqipni) ishte poeti i shtatëmbëdhjetë i këtij edicioni, i sjellë në nji projekt homazh me video-biografi e poezi nga regjisorja Jerida Sako.

Të gjithë këta poetë i lexuen poezitë e tyne në netët e 15 dhe 16 shkurtit, ndërkohë që nga nji poezi e tyne asht interpretue nga aktori prizrenas Xhevdet Doda, nën përcjelljen e Nida Elezit në piano.

Në kuadër të festivalit janë realizue tashma dy shfaqje baleti që për herë të parë në Kosovë janë gërshetue me poezi. Kjo falë bashkëpunimit dhe besimit të balerinës, tashma koreografes Vjollca Llugiqi.

“KËSHTU IKIN GRATË” ishte shfaqja e baletit e realizueme nga Leonora Rexhepi dhe Muhamet Bikliqi, e cila e hapi siparin e këtij edicioni. Ndërkaq, Poetja Laureate Rita Petro nga Shqipnia e çeli rubrikën “Dialog Poetik” në një bashkëbisedim mbi letërsinë me shkrimtarin Primo Shllaku. Ideja për zhvillimin e kësaj rubrike ka ardhë për me e krijue nji hapësinë të qëndrueshme dialogu dhe reflektimi letrar. Këtë vit kjo rubrikë erdhi si nji akt nderimi për dy

shkrimtarë që i kanë pri me dinjitet e vizion letërsisë shqipë të mbas viteve të ’90-ta, Rita Petro e Priomo Shllaku.

Pra në nji ambient intim dhe thellësisht poetik në ambientet e qendrës Bogdani Polis e cila funksionon në kuadër të Katerales Nëna Terezë në Prishtinë, Kosova i uli në krye të vendit dy shkrimtar nga Shqipnia, si akt simbolik i bashkimit kulturor.

Dita e dytë e festivalit u shënue me të tjera aktivitete në biblotekën “Ernest Koliqi”. Filloi me ekspozitën “100 vjet Martin” me punime grafike të realizueme nga artisti i grafikës Dardan Luta; panel diskutimi mbi jetën dhe veprën e Martin Camaj me studiuesit Anton Nikë Berisha dhe sërish Primo Shllaku; si dhe promovimin e librit “Poema e Mungesës” të poetes, Rita Petro me recenzente, Mimoza Ahmetin.

Hapjen e mbramjes së dytë ia besuem sopranos Teuta Kurti, nën përcjelljen e kitaristit Astrit Stafai.

Ndërsa ky edicion u mbyll me të dytin “Dialog Poetik” mes poetes së njohun ndërkombatrisht, Maram Al-Masri dhe poetes, shkrimtares e përkthyeses, Vlora Konushevci.

Siç shihet, REPUBLIKA ashtë shndërrue në nji prej platformave ma serioze letrare, që po i shërben jo vetëm komunitetit letrar mbarëkombëtar e ndërkombëtar, por edhe atij artistik në përgjithësi.

Dhe, gjithsesi, më vjen mirë që REPUBLIKA ashtë ba edhe “mollë sherri” në këtë mjedis.

Stafi Editorial

Redazione

Stafi Editorial

Post correlati

Buon 538°Compleanno, Hora e Arbëreshëvet

Buon 538°Compleanno, Hora e Arbëreshëvet

Nga Mario Caliva
30/08/2026
0
3.3 mijë

Piana degli Albanesi spegne 538 candeline. Dalla data di fondazione, 20 agosto 1488, riportata dai Capitoli di Fondazione, la comunità...

Gli Arbëreshë che si sposano a Tirana: un matrimonio simbolo delle radici

Gli Arbëreshë che si sposano a Tirana: un matrimonio simbolo delle radici

Nga Artur Nura
27/06/2026
0
3.4 mijë

In un periodo in cui la scelta della location per un matrimonio è spesso dettata da ragioni economiche, logistiche o...

Zvernec, fake news e investimenti: chi difende davvero l’interesse dell’Albania?

Zvernec, fake news e investimenti: chi difende davvero l’interesse dell’Albania?

Nga Artur Nura
20/06/2026
0
1.9k

Negli ultimi giorni abbiamo assistito a un fenomeno preoccupante: una protesta nata attorno a un progetto turistico è stata trasformata,...

Canottaggio: l’arbëresh Gaetani Liseo conquista l’oro in Coppa del Mondo

Canottaggio: l’arbëresh Gaetani Liseo conquista l’oro in Coppa del Mondo

Nga Stafi Editorial
16/06/2026
0
12.4k

Il canottaggio siciliano registra un fine settimana di importanti risultati sia sul fronte internazionale sia nelle competizioni del comitato regionale,...

Articolo successivo
Ndahet nga jeta Zhani Ziçishti, ikonë e skenës korçare dhe artit shqiptar

Ndahet nga jeta Zhani Ziçishti, ikonë e skenës korçare dhe artit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ArbInfoCulture

Faqet

  • Autorët
  • Kush jemi ne
  • Shtëpi
  • Puno me ne
  • Sponsorët

Kategoritë

  • Albania
  • Art
  • Shoqatat Kulturore
  • Autorë arbëreshë
  • Kalabria
  • Kremtime Liturgjike
  • Komuniteti Jashtë Vendit
  • Comunità Arbëreshë
  • Kulturë
  • Dokumente dhe Arkiva
  • Ngjarjet
  • Ngjarjet Historike
  • Besimi dhe Spiritualiteti
  • Festime dhe Përvjetorë
  • Figura historike
  • Il Mondo Albanese
  • Iniciativa dhe Festivale
  • Kosovo
  • Letërsi
  • Gjuha arbëreshe
  • Molise
  • Muzikë
  • Muzikë Popullore
  • Lajme
  • Pikturë dhe Skulpturë
  • Poezi dhe Trillim
  • Vlerësime
  • Feja
  • Siçili
  • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Sport
  • Histori
  • Histori Bashkëkohore
  • Teatër dhe Argëtim
  • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Të pakategorizuara
  • Autorët
  • Kush jemi ne
  • Shtëpi
  • Puno me ne
  • Sponsorët

© 2025 | Ndërtuar nga KATËR KOMPANIA

Mirë se erdhe përsëri!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat fjalëkalimin?

Rikuperoni fjalëkalimin tuaj

Futni emrin e përdoruesit ose adresën e email-it për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Hyr

Krijo një listë të re për luajtjeje. Krijo një listë të re për luajtje.

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kush jemi ne
  • Art
    • Fotografi dhe Kinema
    • Pikturë dhe Skulpturë
    • Teatër dhe Argëtim
  • Kulturë
    • Simbolet
    • Kostume dhe Veshje Tradicionale
    • Ushqim dhe verë
    • Muzikë Popullore
    • Festime dhe Përvjetorë
  • Letërsi
    • Autorë arbëreshë
    • Gjuha arbëreshe
    • Poezi dhe Trillim
    • Përkthime dhe Studime Gjuhësore
  • Lajme
    • Shoqatat Kulturore
    • Komuniteti Jashtë Vendit
    • Arbëreshë të rinj
    • Iniciativa dhe Festivale
    • Shoqëria dhe Dialogu Ndërkulturor
  • Feja
    • Kremtime Liturgjike
    • Besimi dhe Spiritualiteti
    • Vendet e adhurimit
    • Riti greko-bizantin
    • Simbolet Fetare
  • Histori
    • Dokumente dhe Arkiva
    • Ngjarjet Historike
    • Figura historike
    • Origjina dhe Migrimet
    • Histori Bashkëkohore
  • Hyr

© 2025 | Ndërtuar nga KATËR KOMPANIA

Shqip
Italiano
Ne përdorim "cookies" për t'ju siguruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni ta përdorni këtë faqe, do të supozojmë se jeni të kënaqur me të.